Sigurimet shëndetësore në SHBA

02/10/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të ofrojnë shitjen e sigurimeve
shëndetësore për miliona njerëz që nuk i kanë, për t’i ndihmuar ata të
paguajnë faturat mjekësore.

Zeri i Amerikes raporton se Qeveria hapi nje faqe në internet, ku jepen informacione lidhur me mënyrat se si mund te blihet sigurimi shendetesor. Edhe pse faqja pati fillimisht probleme teknike, numri i klikimeve ka qene shume i madh, duke deshmuar keshtu interesin per kete ceshtje.

Politikat e reja për sigurimet shëndetësore janë pjesë e ligjit të propozuar prej presidentit, një arritje e tij në fushën e legjislacionit. Miratimi i reformave të shëndetësisë me spektër të gjerë në vitin 2010, më ambiciozet në thuajse 50 vjet, ishte një arritje e presidentit.

Ato synojnë pjesërisht t’u ofrojnë sigurime shëndetësore mbi 30 milionë amerikanëve pa mbulim shëndetësor, por njëkohësisht i kërkojnë personave që nuk e blejnë sigurimin të paguajnë një gjobë. Reformat në fushën e shëndetësisë njihen gjerësisht në Shtetet e Bashkuara si ‘Obamacare’ dhe mbeten po aq kundërthënëse sa c`ishin kur u miratuan vetëm nga përkrahësit e presidentit në Kongres, ndersa u kundërshtuan ashpër nga republikanët.

Legjislacioni i kujdesit shendetesor eshte pikerisht shkaku i mosmarreveshjeve te ashpra ne Kongres, qe çuan ne mbylljen e qeverise federale per te paren here ne gati dy dekada.

Top Channel