E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje
Rusia ka akuzuar shtatë aktivistë të Greenpeace për pirateri, ka njoftuar grupi që lufton për ruajtjen e ambjentit.
Roja bregdetare ruse bllokoi anijen e aktivistëve “Arctic Sunrise” më 18 shtator, pas një proteste të tyre kundër kërkimeve ruse të naftës në Alaskë.
Aktivistët e akuzuar për pirateri janë nga Brazili, Britania, Finlanda dhe Suedia. Gjithësej janë 30 persona, nga 18 shtete të botës që po mbahen në arrest në Murmansk dhe që nëse shpallen fajtorë mund të dënohen deri në 15 vjet burg.
Greenpeace deklaroi se edhe pjesa tjetër e aktivistëve pritet të akuzohen për të njëjtën vepër gjatë së enjtes. Drejtori ekzekutiv i grupit, Kumi Naidoo deklaroi se akuzat ishin “ekstreme dhe të pabaza”.

“Akuza për pirateri është ngritur ndaj këtyre burrave dhe grave, krimi i vetëm i të cilëve është ndërgjegjia. Kjo është një shkelje e rëndë dhe përbën asgjë më pak sesa një sulm ndaj parimeve të protestës paqësore”, deklaroi Naidoo.
Zoti Naidoo shtoi se mënyra se si autoritetet ruse i kanë trajtuar protestuesit përbën “kërcënimin më serioz ndaj aktivizimit paqësor të Greenpeace”, që nga bombardimi i anijes së grupit, “Rainbow Warrior” në Zelandën e Re në vitin 1985, kur grupi po protestonte ndaj testit bërthamor francez në Paqësor.
.jpg)
Presidenti rus Vladimir Putin më herët gjatë muajit kishte deklaruar se aktivistët nuk janë piratë, por se mund të kenë shkelur ligjin ndërkombëtar.
Komiteti Federal Hetimor në Rusi deklaroi gjatë javës se synimet paqësore nuk justifikojnë atë që e quajti një “sulm kërcënues” ndaj platformës së naftës dhe personelit të saj.
Muajin e kaluar, anija e Greenpeace iu afrua platformës së naftës Prirazlomanya për të protestuar ndaj shpimeve të saj. Dy aktivistë u përpoqën të hipnin në bord dhe u vetëlidhën atje në shenjë proteste, derisa erdhën komandot rusë që i arrestuan nën kërcënimin e armëve.
Top Channel