“Rowhani, ujk i maskuar si dele”

02/10/2013 00:20

Për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, fjalët e presidentit iranian, Hassan Rowhani nuk duhen besuar, ai është “një ujk, i maskuar si dele”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ai nënvizoi se e vetmja mënyrë për ta ndalur Iranin për të pasur armën bërthamore është kombinimi i sanksioneve me një kërcënim të besueshëm.

“E vetmja marrëveshje, që mund të bëhet me presidentin iranian, Hassan Rowhani, është ajo e shkatërrimit të plotë të programit të armëve bërthamore”, tha Netanyahu.

“Izraeli – tha Netanyahu, – është i gatshëm të qëndrojë edhe i vetëm për t’u vetëmbrojtur”.

“Nuk dua të ketë pasiguri për këtë pikë. Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të ketë armën bërthamore. Nëse është i detyruar të qëndrojë vetëm, do ta bëjë edhe këtë. Duke qëndruar të vetëm, dimë se do të mbrojmë shumë e shumë të tjerë”, shtoi Netanyahu.

Pjesa më e madhe e izraelitëve, që ishin ulur në baret e Jeruzalemit, miratuan fjalën e kryeministrit, duke shprehur nga ana tjetër shqetësimin se bashkësia ndërkombëtare po mashtrohet nga Irani.

Ndërkohë, Teherani iu kundërpërgjigj fjalimit të Benjamin Netanyahu-t, duke thënë se nuk ka asnjë qëllim për të pasur armën bërthamore dhe i cilësoi komentet e shefit të qeverisë izraelite “tejet nxitëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA