E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur shqetësim për vijimin e
ngritjes së mureve rrethuese dhe pengesave të tjera nga Rusia përgjatë
kufirit me Gjeorgjinë.
Sipas Anders Fogh Rasmussen, kjo bie në kundërshtim me angazhimet ndërkombëtare të Rusisë dhe nuk ndihmon në zgjidhjen paqësore të konfliktit.”Kjo ka një ndikim negativ mbi situatën në terren dhe prek jetët e banorëve të Gjeorgjisë që jetojnë në dy krahët e kufirit. Bëj thirrje për heqjen e këtyre pengesave”, kërkon Rasmussen, sipas një deklarate për shtyp.
Në përfundim Sekretari i Përgjitshëm përsërit qëndrimin e NATO-s, që nga Samiti i Chicago-s, se Aleanca mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë brenda kufinjve të njohur ndërkombëtarisht, dhe i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga njohja e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.
Pergatiti ERNEST BUNGURI
Top Channel