Kinë, mbi 40 të vrarë nga grenzat

02/10/2013 00:00

Sulmet nga grenzat në veri të Kinës kanë vrarë 41 persona që prej korrikut, bëjnë të ditur agjencitë shtetërore të lajmeve.

Mbi 1.600 persona janë lënduar gjithashtu nga pickimet në provincën Shanxi. Të paktën 206 banorë po trajtohen në spital, 37 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se moti i ngrohtë i shoqëruar me thatësirë mund të ketë ndikuar në rritjen e pranisë së ngrenzave në zonë.

Ndërsa aktivistët e ambjentit kanë fajësuar urbanizimin e shpejtë për përkeqësimin e situatës, pasi shumë zona rurale janë përfshirë nga ndërtimet, të cilat janë shtrirë edhe në zonat ku grenzat kanë foletë e tyre.

Qytetet Angkang, Hanzhong dhe Shangluo kanë qenë më të prekurat nga sulmet e insekteve në tre muajt e fundit. Qeveria lokale ka angazhuar ekipe ekspertësh për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Agjencia Kineze e Lajmeve deklaron se policia dhe zjarrfikësit janë pajisur me tuta mbrojtëse për të hequr dhe asgjesuar foletë e grenzave.

Sulmet e insekteve janë një problem i vazhdueshëm në veçanti në provincën Shanxi, por autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna mbi viktimat që prej vitit të kaluar.

Zhao Fang, një zyrtar i qeverisë lokale në Ankong, tha për gazetën “Kina Ditore” se sulmet janë rritur në vitet e fundit, pavarësisht përmirësimit të ambjentit ekologjik.

Dimri është bërë më i butë dhe vera më e nxehtë dhe me më shumë lagështirë në Shanxi, ndryshime që mund të kenë sjellë rritjen e popullsisë së grenxave.

Top Channel