Arrestohet sërish djali i Cher, akuzohet për vjedhje dhe shkelje të lirimit me kusht
Një komision parlamentar në Kenia do të kërkojë mbylljen e kampeve të refugjatëve somalezë, pas ngjarjes në qendrën tregtare Westgate, ku u vranë 67 persona.
Ndung’u Gethenji, kryetar i komisionit, tha për BBC se kishte informacione se disa nga kampet në fjalë po përdoren si baza stërvitjeje për terroristët e Al Shabab, që kryen masakrën që nisi më 21 shtator.
Mbi 500 mijë somalezë kanë kërkuar strehim në Kenia për shkak të luftës dhe varfërisë në vendin e tyre. Pesë militantë të grupit Al Shabab u vranë nga forcat keniane të sigurisë pas një pengmarrjeje të përgjakshme që zgjati katër ditë, ndërsa nëntë të tjerë po mbahen në burg pasi u arrestuan në lidhje me sulmet, kanë deklaruar autoritetet lokale.
Al Shabab, në një komunikim të bërë gjatë pengmarrjes në Westgate dhe në të njëjtën kohë me blicin e forcave speciale atje, bëri të ditur se sulmi ishte një hakmarrje ndaj përfshirjes ushtarake të Kenias në Somali.
Zoti Gethenji deklaroi se Kenia duhet të rishikojë qëndrimin e saj kundrejt lejimit të kampeve të refugjatëve që ndodhen brenda kufijve të vendit. Faktikisht në Kenia ndodhet kampi më i madh i refugjatëve në botë, Dadaab, ku jetojnë rreth 500 mijë persona, ndërkohë që rreth 30 mijë somalezë të tjerë jetojnë në kryeqytetin Nairobi.
Korrespondenti i BBC në kryeqytetin kenian, Robert Kiptoo thotë se shumë persona dëshirojnë që refugjatët somalezë të kthehen në shtëpi, pjesërisht për arsye sigurie por edhe për shkak të mbipopullimit, kryesisht në lagjen me prani të dendur somaleze Eastleigh.
Gjithësesi, reporteri thotë se riatdhesimi i të gjithë refugjatëve ka pak gjasa të ndodhë, pasi kampet kontrollohen nga UNHCR, që ka pasur leje nga qeveria për t’i hapur ata. Kiptoo vëren se një lëvizje e tillë mund gjithashtu të cënojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Vitin e kaluar qeveria keniane njoftoi një plan për të lëvizur të gjithë azilkërkuesit dhe refugjatët nga zonat urbane, një plan ky që u denoncua si i paligjshëm nga grupet e të drejtave të njeriut.
Top Channel