Mali i Zi, sezoni turistik pozitiv

01/10/2013 00:00

Mbi gjysmëmilion turistë, plot 500 mijë e 780, zgjodhën në gushtin e vitit 2013 Malin e Zi si destinacion për pushimet e tyre, me një rritje prej 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Statistikave të vendit ballkanas, që saktëson se prenotimet në muajin gusht kanë qenë 3 milionë e 765 mijë e 330, mbi 4 për qind më shumë krahasuar me 2012-n, 88 për qind prej ta cilave nga turistë të huaj.

Zgjedhja e Malit të Zi si destinacion turistik preferohet në radhë të parë nga serbët, që përbëjnë 29 për qind të turistëve, të ndjekur nga rusët me 24 për qind, boshnjakët me 8 për qind, ukrainasit 4 për qind, kosovarët 4 për qind, maqedonasit dhe polakët me nga 2 për qind.

Gjithashtu, resortet turistike të Malit të Zi, që ofron një shumllojshmëri shërbimesh, pëlqehen edhe nga qytetarët e vendeve perëndimore, si të pasurit ashtu edhe modestët.

Top Channel