Arrestohet sërish djali i Cher, akuzohet për vjedhje dhe shkelje të lirimit me kusht Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë mbërriti të martën në Siri, për të nisur çmontimin e arsenalit të armëve kimike. Siria ka deklaruar se do të bashkëpunojë me misionin që u ngrit pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Është hera e parë që i kërkohet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike të shkatërrojë arsenalin e një vendi në luftë. Analistët thanë se inspektorët e kësaj organizate përballen me një detyrë të vështirë.
Sipas ministrit të Jashtëm sirian, Walid Muallem, 7 nga 19 zonat ku ndodhet arsenali kimik, që u bënë publike nga Damasku, ndodhen në zona lufte.
Korrespondenti i BBC në Bejrut, Jim Moore tha se “do të jetë e komplikuar për inspektorët për të avancuar në këto zona, me të gjithë gjasat do të kërkohet armëpushim që do të lejojë vazhdimin e punës”.
Zëdhënësi i Koalicionit Kombëtar Sirian, Monzer Akbik i tha BBC se Ushtria e Lirë Siriane duhet t’u garantojë që inspektoret të mbrohen dhe t’u garantohet hyrja në të gjithë zonat. Megjithatë, Ushtria e Lirë Siriane është një prej shumë grupeve kryengritese në Siri.
Inspektorët e Armëve Kimike të OKB-se hartuan një raport muajin e kaluar, ku konfirmonin se në periferi të Damaskut, më 21 gusht ishte përdorur gaz sarin, ku humbën jetën qindra persona.
Arsenali kimik i Sirisë përmban 1000 tonë gaz sarin, gaz mustard dhe armë të tjera kimike, të fshehur në dhjetra zona. Inspektorët kaluan natën në Bejrut, Liban, dhe më pas udhëtuan në Siri.
Ata fillimisht do të qëndrojnë në Ministrinë e Jashtme në Damask për të diskutuar detajet e operacionit dhe më pas për të bërë verifikimin e vendeve ku ndodhen armët kimike.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, detyra e tyre duhet të përfundojë në muajin nëntor. Një pjesë e arsenalit duhet të nxirret dhe shkatërrohet jashtë Sirisë, ndërsa tjetra të grumbullohet dhe të shkatërrohet brenda vendit.
Top Channel