Tregjet rrezikojnë të tronditen

30/09/2013 00:00

Investitorët po përgatiten për skenarin më të keq në Uashington, ku gjasat e një pezullimi të punës së qeverisë federale janë të mëdha.

Shumë argumentojnë se mbyllja do të jetë afatshkurtër, por si do ta presin lajmin tregjet financiare? Mosarritja e një marrëveshjeje deri në mesnatë do të lërë përkohësisht në shtëpi 800.000 punonjës.

Rreziku i një reagimi negativ i bursave është i lartë. Sinjalet e para erdhën mëngjesin e së hënës, kur në shkëmbimet aziatike, indeksi Nikkei ra me 2% dhe ai koreano-jugor Kospi me gati 1%. Kjo pasoi rëniet në tregun amerikan të aksioneve javën e kaluar. Dollari amerikan është dobësuar me 0,3% të premten kundrejt monedhave të tjera, ndërsa interesi për bonot dhjetëvjecare të thesarit amerikan qëndroi nën nivelin e 2,6 përqindeve.

Strategë të tregut si Evan Lucas i IG-së, mendojnë se investitorët duhet të përgatiten për reagim të dhunshëm të tregjeve në mbarë botën nëse qeveria federale në Amerikë pezullon punën vertet. Ëall Street-ti, sipas “Neë York Times”, është përballur disa herë këto vitet e fundit me shpërthimet periodike të tregut, pasojë e betejave fiskale në Uashington.

Por ngërçi i fundit ka nisur të shkaktojë shqetësim më të madh se sa mosmarrëveshjet politike të së shkuarës. Frika më e madhe e invesitorëve është se mbyllja e qeverisë federale do t’i hapë rrugën një beteje akoma më të madhe, që është ajo e tavanit të borxhit.

Nëse një pakt për rritjen e tij nuk arrihet deri në mes të tetorit, qeveria nuk do të lëshojë dot më letra me vlerë e nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhin ekzistues. 

Top Channel