SHBA, rrëzohet avioni privat
30/09/2013 00:00
Një avion i vogël privat u rrëzua në një hangar pasi nuk arriti të zbriste si normalisht në pistën e aeroportit të Santa Monicas, në Kaliforni.
Sipas raportimeve, nuk besohet të ketë të mbijetuar nga aksidenti. Pas përplasjes, avioni dy motorësh “Cessna Citation” i nisur nga Hailey i Idahos, u përfshi nga flakët.
Nuk dihet me saktësi sa njerëz kanë qenë në bordin e mjetit. Sipas zyrtarëve lokale, shembja e hangarit nuk i ka lejuar zjarrfikësit që t’i afrohen avionit të rrëzuar.
Top Channel