Seri shpërthimesh në Irak

30/09/2013 00:00

Një seri autobombash në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ka shkaktuar vdekjen e 42 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Shpërthimet kishin si objektiv tregjet dhe parkingjet e disa distrikteve muslimane.

Sipas BBC, kanë qenë plot 13 bomba që kanë shpërthyer mëngjesin e së hënës, në një orë kur njerëzit dalin nga shtëpitë për të shkuar në punë.

Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtyre akteve të dhunshme, por janë sunitët muslimanë ata që kanë qenë shkaktarët e dhunës në Irak vitet e fundit.

Ministri i Brendshëm i Irakut ka akuzuar rebelët e lidhur me Al Kaedën për krijimin e ndarjeve politike dhe rajonale për të shkaktuar dhunë në vend.

Mendohet se 4000-5000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB