“Rrugët i ndërtojmë vetë”

30/09/2013 00:00

Rreth 300 familje në qytetin e Fierit janë organizuar për të financuar dhe ndërtuar vetë një rrugë të lagjes së tyre.

Rruga në lagjen “Liria”, një prej zonave të banuara më të vjetra të qytetit, prej 40 vjetësh nuk ishte riparuar.

Duke parë edhe indiferencën e Bashkisë, banorët vendosën që të mbledhin vetë fondet për të ndërtuar rrugën e shtëpisë së tyre.

Nisma i ka kushtuar 6 mijë lekë të reja çdo familjeje të kësaj lagjeje. Ndonëse nuk është me parametra bashkëkohore, sipas banorëve, shtrimi i rrugës do të eleminojë sadopak pluhurin dhe baltën që krijohet sistematikisht.

Top Channel