Thirrjes së Vetëvendosje për financim për të përballuar fushatën për zgjedhjet vendore të 3 nëntorit i është përgjigjur një subjekt i pazakontë.

Partia e Fortë e Kosovës, megjithëse e ka rivale të drejtpërdrejtë në zgjedhje, njoftoi se për të patur një garë sa më të barabartë dhe që partitë të jenë në lartësinë e saj, vendosi të ndihmojë financiarisht me 10 euro Lëvizjen Vetëvendosje.

“Besojmë që kontributi ynë prej 10 eurosh do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe ky subjekt politik të jetë sa më i barabartë me ne të tjerët në mbushjen e mendjës së qytetarëve në kërkim të votës së tyre”, thuhet në deklaratën e Partisë së Fortë.

Top Channel