Niset grupi i parë i inspektorëve për në Siri

30/09/2013 00:00

Grupi i parë prej 20 inspektorëve të armatimit kimik pritet që të hënën të niset për në Damask të Sirisë.

Të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara urdhëroi që Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCë) ta ndihmojë Sirinë në shkatërrimin e armatimit kimik, deri në mes të vitit 2014.

Ekipi i kësaj organizate shpreson të përpilojë raport gjithëpërfshirës për Sirinë deri në fund të muajit tetor.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka premtuar se qeveria e tij do ta respektoj rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkatërrimit e armatimit kimik të regjimit të tij.

Siria ka pranuar se ka armatim kimik, pas sulmit me gaz helmues në një lagje të kryeqytetit Damask, me ç’rast u vranë qindra civilë.Për këtë sulm, Uashingtoni e ka fajësuar regjimin e Asadit dhe është kërcënuar me aksion ushtarak.

Top Channel