30.9% është shkalla e përgjithshme e papunësisë në Republikën e Kosovës për vitin 2012, ku përqindja më e madhe e papunësisë i përket grupmoshës 15-24 vjeçare.

Ky rezultat del nga anketa e fuqisë punëtore për vitin 2012, e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Shkalla e punësimit sipas gjinisë ishte më e larte për meshkuj, me 39.9% në krahasim me 10,7% e femrave në moshë pune.

Sipas menaxherit te zyrës në vend nga Banka Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, normat e larta të papunësisë janë alarmante.

“Alarmuese nuk jane vetem normat e të papunësisë që llogariten ne nivelin 30.9% për 12 muajt e vitit 2012, por janë edhe normat jashtëzakonisht të ulëta të punësimit veçanërisht ne mesin e te rinjve. Për të qenë më të saktë është një përqindje shumë e lartë të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë ose nuk bejne trajnime”, deklaroi Olters.

Pagat mujore neto gjenden mes 300-400 Euro, ku janë vërejtur dallime shumë të vogla gjinore, me një tendencë të lehtë që meshkujt të marrin paga më të larta se femrat.

Në aspektin metodologjik, anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese ne Republikën e Kosovës, ku janë intervistuar 4 800 ekonomi familjare. Mbledhja e të dhënave është bërë çdo javë të vitit 2012, nga 2 janar-30 dhjetor.

Top Channel