Izraeli polemizon me SHBA-të

30/09/2013 00:00

Pak ditë pasi biseda e pare mes dy presidentëve të Shteteve të Bashkuara
dhe Iranit në 34 vjet u përshëndet si “pikë e rëndësishme kthese” për
marrëdheniet mes dy vendeve, Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu
dërgon në Shtëpine e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara një mesazh
polemizues:Mos u genjeni nga fjalet e embla te Teheranit.

Qendrimi i kreut te ekzekutit izraelit eshte i palekundur. Netaniahu pretendon se Irani po perdor gjeste pajtuese per t’i hedhur hi syve opionit ndersa vazhdon i patrazuar perpjekjet per prodhimin e nje bombe berthamore. ‘Me presidentin Obama, – u shpreh ai perpara takimit, – do te jem i hapur.”
 
 “Do te them te verteten per gjithe ato bisedimet e ngrohta dhe buzeqeshjet pa hesap. te thuash te verteten sot eshte jetike per sigurine dhe paqen ne bote, e domosdo qe eshte e tille edhe per sigurine e shtetit te Izraelit”, u shpreh Netaniahu.

Netaniahu ka ndermend te ofroje dhe prova te reja ne mbeshtetje te perpjekjeve te veta per te bindur amerikan te mbaje ne fuqi sanksionet e ashpra ekonomike kunder Iranit e te mos e lejoje republiken islamike te prodhoje arme atomike, apo edhe t’i afrohet te qenit nje shtet berthamor.

Vete presidenti i ri iranian Ruhani perseriti para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se programi bërthamor i vendit te tij ka synime paqësore dhe se armët atomike bien ndesh me bindjet fetare dhe etike të vendit të tij. Por Izraeli e konsideron programin bërthamor iranian si një kërcënim ndaj ekzistencës së tij dhe druhet se bota po gënjehet ne lidhje me synimet e vërteta të Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB