Arrestohet sërish djali i Cher, akuzohet për vjedhje dhe shkelje të lirimit me kusht Gjon Pali i Dytë dhe Gjoni i 23-të do të shpallen shenjtorë 27 prillin e vitit 2014. Pohimi vjen nga Papa Françesku, i cili kishte deklaruar në muajin korrik se do të kanonizonte dy parardhësit e tij pas aprovimit të mrekullisë së dytë, të atribuar Karol Vojtilës.
Vojtila, i lindur në Poloni, i pari Papë jo italian prej më shumë se 400 vjetësh, e drejtoi kishën katolike nga viti 1978 deri në 2005-ën.
Ai është një prej favoritëve të kaotikëve konservatorëve, ndërsa Gjoni i 23-të admirohet gjerësisht nga krahu progesist i kishës. Vojtila u vendos në rrugën e shpejtë të shenjtërimit që pas vdekjes së tij, kur turma e mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Romës, nisi të thërriste “Santo Subito”, shenjtor tani.
Top Channel