Teksa Krasniqi thotë se ende nuk ka marr material të mjaftueshëm për të futur në rend dite çështjen e privatizimit të PTK-s ndryshe, mendon shefi i grupit parlamenatr të PDK-së Adem Grabovci.

Grabovci thotë se në seancën e radhës do të bëjnë kërkesë për futjen në rend ditë çështjen e PTK-së.

Ndërkohë, kreu i Kuvendi, Jakup Krasniqi këmbëngul se nuk ka pasur kërkesë për këtë çështje dhe të mërkurën do të ketë vetëm vazhdim të seancës së kaluar. Ndër të tjera Krasniqi e quajti të paligjshëm mënyrën e ecurise së privatziminit të PTK-së.

“Tani për tani, nuk kemi material për seancë të re, kemi materialin për seancën në vazhdim. Kur ta kemi materialin mund të flasim për këtë çështje. Ligji thotë se NP-të privatizohen pas vendimeve të Qeverisë e të miratuara në Kuvend dhe tek pasi Kuvendi e voton për atë vendim të shitjes së aksioneve zhvillohen procedurat e privatizimit. Në rastin tonë janë zhvilluar të gjitha procedurat e privatizimit. Blerësi nuk ndjehet komod dhe për ta shtyrë dhe për ta ndihmuar shtyrjen e tij, lënda ka ardhur në Kuvend dhe si e tillë në Kuvend është e paligjshme”, deklaroi kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në anën tjetër Grabovci ka thënë se nuk e dinë ditën e seancës por që sapo ta mëson për të do vazhdoj me procedura për ta futur në rend dite. Sipas tij tashmë deputetët janë kthyer nga jashtë dhe janë me numër të mjaftueshëm për të votuar.

“Nga seanca e kaluar, me kërkesën time, është hequr nga rendi i ditës për shkak se 22 deputetë nuk kanë qenë prezentë. Diku 12 apo 13 të koalicionit kanë qenë në udhëtime zyrtare dhe tani unë e di se janë kthyer dhe seancës e radhës do të jetë patjetër pikë e rendit të ditës, jo pse dëshirojë unë, por është rregull dhe rregullat duhet të respektohen. Në seancën e radhës duhet të jetë edhe PTK-ja se është një nga pikat e mbetura pa votuar, janë edhe disa pika tjera, është debatuar dhe duhet të hidhet në votim”, deklaroi zoti Grabovci.

Qeveria kosovare tri herë ka shtyrë nënshkrimin e kontratës me konsorciumin fitues për privatziimin e PTK-së. Seanca e radhës pritet të zhvillohet të mërkurën.

Top Channel