Arrestohet sërish djali i Cher, akuzohet për vjedhje dhe shkelje të lirimit me kusht Partitë e koalicionit në pushtet në Austri, SPO dhe OVP janë fitueset e zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse rezultatet paraprake të votimeve tregojnë se që të dyja ato kanë pësuar humbje të vendeve në parlament, aq sa në media e kanë cilësuar rezultatin më të keq në historinë e tyre, sërish do të vazhdojnë ta qeverisin vendin.
Një fitore e ngushtë e koalicionit qeverisës ishte parashikuar që në sondazhet e kryera pak përpara zgjedhjeve. Të dy këto forca, së bashku sigurojnë një shumicë të lehtë prej 50,2%, nga 55,3% që kishin në 2008-n.
Në betejën elektorale ato i mëshuan me forcë faktit që Austria e përballoi thuajse e padëmtuar krizën e euros dhe që ka kuotën më të ulët të papunësisë në të gjithë Bashkimin Europian.
Surpriza e vërtetë e zgjedhjeve ishte e djathta ekstreme, Partia e Lirisë që u ngrit në nivelin rekord prej 22,4% të votimeve. Ajo kërkon daljen e Austrisë nga BE, nga monedha e përbashkët euro dhe një reformë për të bllokuar tërësisht emigracionin.
Koalicioni i gjerë midis dy forcave kryesore, në bazë të këtyre rezultateve duket i sigurt, pasi asnjëri nuk do të ishte i gatshëm të formonte një koalicion me ekstremistët e djathtë.
Top Channel