Assad: Do të respektojmë marrëveshjen

30/09/2013 00:00

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se Siria do të respektojë marrëveshjet e firmosura më Kombet e Bashkuara për armet kimike.

Në një intervistë “RaiNjuz24”, ai tha se “kemi arritur një pakt ndërkombëtar kundër blerjes dhe përdorimit të armëve kimike, çka përputhet me rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit”.

“Ne iu bashkuam marrëveshjes ndërkombëtare për të parandaluar përdorimin dhe blerjen e armëve kimike përpara se rezoluta të dilte në dritë. Pjesa kryesore e inisiativës ruse është mbështetur në vullnetin tonë. Kështu që nuk ka të bëjë me rezolutën, por me vullnetin tonë. Natyrisht që ne kemi vullnetin sepse në vitin 2003 ne kemi propozuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të heqim këto armë në Lindjen e Mesme për të patur një zonë pa armë kimike në Lindjen e Mesme”, deklaroi al-Assad.

Al-Assad u shpreh i gatshëm për të zhvilluar në vend zgjedhje të lira, por përpara kësaj, shpjegoi ai, “duhet të dëbojmë jashtë vendit terroristët dhe të ndërpresim dërgimin e armëve dhe mbështetjen logjistike që u vjen atyre nga jashtë. Pasi të kemi zgjidhur këtë, rruga e vetme është ajo e zgjedhjeve. Unë do të bindem. Nuk ka alternativa të tjera”.

Presidenti sirian tha se afrimi mes Hasan Ruhanit dhe Barak Obamës është një hap pozitiv: “Besoj se SHBA-të janë të sinqertë dhe do të ketë rezultate pozitive, jo vetëm për krizën siriane, por për të gjithë problemet e tjerë në rajon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB