Administrata Obama, në ngërç

30/09/2013 00:00

Nëse gjatë ditës nuk arrihet një marrëveshje mbi buxhetin në Kongresin
Amerikan, shërbimet jo-thelbësore të Qeverisë federale pezullohen
mesnatën e të hënës.

Deri tani, ne radhet e ligjvenesve nuk ka shenja te nje kompromisi qe do t’i jepte administrates autoritetin per shpenzime. Pa nje marreveshje te minutes se fundit, qindra punonjes qeveritare do te ndalin punen pas ores 12 te nates, me oren lokale. Nese mbyllja ndodh vertet, do te jete e para e ketij lloji ne Shtetet e Bashkuara ne gati 20 vjet dhe parashikohet t`i kushtoje miliona dollare ekonomise se vendit.

Perspektiva e nje paralizimi te punes ne Washington u shtua ndjeshem gjate fundjaves, kur republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve pranuan financimin e Qeverise, por vetem nese demokratet pajtohen me shtyrjen e reformes se shendetesise per nje vit.

Propozimi republikan u refuzua menjehere nga nismetari i saj, Barak Obama, i cili e ka perseritur vazhdimisht se nuk do te beje kompromis mbi arritjen me te madhe legjislative te mandatit te tij te pare qeverises. Lideret e Senatit te kontrolluar nga demokratet premtuan ta hedhin poshte kerkesen e republikaneve gjate takimit te caktuar pasditen e sotme, ndersa te gjithe peshen e vendimit pritet t`ja kalojne serish Dhomes se Perfaqesuesve, e cila do te kete vetem disa ore kohe per te vendosur sesi mund te shmanget mbyllja e Qeverise, nese do te arrije te shmanget vertet.

Sondazhet tregojnë se amerikanët janë të shqetësuar nga programi për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu nuk e duan mbylljen e Qeverisë. Pezullimi i operacioneve jo-esenciale hyn ne fuqi ne 1 tetor nëse dy Dhomat e Kongresit nuk miratojnë një variant identik për shpenzimet, i cili të marrë firmën e Presidentit Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB