Londër, autobusi amfib me turistë në flakë

29/09/2013 19:40

Të paktën 30 persona mundën të shpëtojnë pasi një autubus amfib (mjet lundrues) turistik në lumin Tamiz mori flakë, në afërsi të Parlamentit në Londer.

Shumë prej pasagjereve dhe pjesetareve te ekuipazhit u hodhën nga autobuzet e “London Dark Tours”dhe u shpëtuan nga ekipet e ndihmës së shpejtë.

Tre prej tyre u derguan në spital. Ishin rreth 30 pasagjere; braziliane, rusë, australianë, suedeze e britanikë, mes tyre kishte pesë ose gjashtë fëmijë.

 Zjarrëfikësit kane nisur hetimet për të kuptuar si shpertheu zjarri. Nje hetim tjetër po kryehet nga Autoriteti i Portit të Londres.

Drejtori i “London Dark Tours” nuk bëri asnjë koment për momentin. Në faqen e internetit shkruhej: “Asnjë autobus amfib në Londer nuk të jep kenaqesine te lësh rrugen dhe te hysh në Tamiz, apo te jete kaq e cuditshme sa ajo e “London Dark Tours”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA