Kriza e buxhetit në SHBA

29/09/2013 17:15

Qeveria amerikane ka më pak se 48 orë për të shmangur mbylljen e shërbimeve të saj, në kohën kur janë shtuar ndasitë për ligjin e presidentit Obama, për kujdesin shëndetesor.

Të dielën, Dhoma e Perfaqësuesve ku dominojnë republikanet e votoi me 231 vota pro dhe 192 kunder versionin e përmiresuar të Senatit, të projekt/ligjit për shpenzimet që do te heqe fonde nga ligji per kujdesin shendetesor.

Kreu i Shumices ne Senat, demokrati Harry Read u zotua se ai do te rrëzoje ligjin e republikaneve.

Zëdhënësi i Shtëpise së Bardhe, Jay Carney tha se “çdo pjesetar i Partise Republikane që voton për këtë projekt-ligj po voton për mbylljen e sherbimeve”. Presidenti ka deklaruar se do t’i vendose veto çdo projekt/ligji republikan”.

Qeveria duhet të aprovojë një ligj për politikën e re të shpenzimeve, përpara perfundimit të vitit fiskal, mesnatën e së hënës. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë të gjitha shërbimet jo-kryesore federale do të mbyllen dhe nëpunesit do te mbeten pa u paguar.

Nëse mbyllja do të ndodhë, do të jete e para në këto 17 vjet ose një prej dy krizave fiskale me të cilat përballet qeveria amerikane.

Më 17 tetor përfundon edhe e drejta e Departamentit të Thesarit për të marrë hua para për të paguar detyrimet e borxhit. Gjithçka varet nga Kongresi për të rritur të ashtuquajturin tavan te borxhit.

SKENARËT E MBYLLJES

Rreth 800.000 punonjës federale mund nxirren të papunë, të papaguar
Parqet kombetare mund të mbyllen
Rreth 1.4 milionë personel ushtarak do të qëndrojnë në detyre, por do të kenë vonesa të pagës.
Po kështu edhe kontrolluesit e trafikut ajror dhe rojet kufitare
Disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërprerje të shërbimeve si; pasaportat, vizat dhe aplikimet për hipotekat.

Top Channel