SHBA, shkaktuan epideminë, arrestohen fermerët

27/09/2013 00:00

Pronarët e një ferme bostanësh në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, të lidhur me helmimet nga ushqimi në 2011-tën janë arrestuar e akuzuar për shitjen e ushqimeve të pakontrolluara.

Nga bakteri i listerise gjetën asokohe vdekjen 33 persona e 147 të tjerë u sëmurën rëndë.

Eric dhe Ryan Jensen përballen me një dënim maksimal prej 6 vitesh burg dhe një gjobë që shkon deri në 1,5 milionë dollarë.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, vëllezërit nuk i kishin larë siç duhet bostanet përpara se t’i nxirrnin në shitje.

Ata vetë e quajten epideminë një “aksident të tmerrshem”. Përhapja e listerisë u shtri nga Kalifornia deri në Virxhinia.

Nga hetimet e administratës amerikane të ushqimit dhe ilaçeve rezultoi se vëllezerit Jensen kishin instaluar po në atë vit një sistem të ri dezinfektimi të bostaneve, i cili përfshinte spërkatjen me klor për zhdukjen e baktereve, por nuk e kishin përdorur asnjëhere.

Sipas autoriteteve, kjo deshmon se pronaret e fermes ishin te vetedijshem per faktin qe bostanet mund te prekeshin nga bakteri i demshem nese nuk do te shpelaheshin siç duhet.

Neglizhenca e 37-vjeçarit Erik dhe 33-vjecarit Ryan Jensen beri qe te pakten 6 ngarkesa me bostane te dergoheshin ne 28 shtete.

Ajo e 2011-tes ishte epidemia më vdekjeprurëse e shkaktuar nga ushqimi në Shtetet e Bashkuara gjate nje çerek shekulli.

Top Channel