
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi rezolutën mbi
Sirinë dhe më vonë gjatë ditës, 15 anëtarët e tij pritet ta votojne
draftin e hartuar sipas tekstit me te cilin kishin rene dakort me pare
Amerika dhe Rusia.
Marreveshja qe detyron Damaskun te dorezoje te gjihe arsenalin e tij te armeve kimike i jep fund nje ngerci me shume se dyvjecar per Sirine ne OKB. Ajo konsiderohet nje hap kyc perpara drejt zbatimit te planit amerikano-rus, sipas te cilit armet kimike siriane do te asgjesohen qete gjitha deri ne mesin e viti 2014. Tre here i bllokuan me veton e tyre Rusia dhe Kina rezolutat perendimore kunder Bashar al Assadit ne Keshillin e Sigurimit.
Per projektrezoluten e fundit nuk jane dhene shume detaje, por ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha nje dite me pare se teksti perfundimtar do te perfshinte mundësinë e sanksioneve apo goditjeve ushtarake nëse Damasku nuk i permbush detyrimet e veta. Vete Assadi nuk e përjashton mundësinë e një sulmi amerikan ndaj vendit të tij, edhe pse eshte pajtuar me marrëveshjen që i kërkon të dorëzojë armët kimike.
Gjate nje interviste ne televizionin venezuelian Telesur, kreu i regjimit sirian tha se Qeveria e tij mbetet e angazhuar për marrëveshjen amerikano-ruse, por e konsideron te pranishme mundesine e atij qe e quajti “agresion amerikan”, nese preteksti ishin armet kimike apo dicka tjeter.
Edhe pse nuk sheh “pengesa serioze” ndaj planit, ai paralajmëroi se terroristët, frazë që e përdor për t’ju referuar rebelëve, mund të përpiqen të bllokojnë qasjen e inspektorëve të OKB-së që kërkojnë të sigurojnë arsenalin kimik të vendit. Marrëveshja u arrit pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan me sulme ajrore si ndeshkim per sulmin kimik të muajit të kaluar në zonat e kontrolluara nga rebelët ku u vranë qindra vetë. edhe pse amerika fajeson qeverine siriane per episodin e rende te 21 gushtit, Assadi mohon cdo pergjegjesi e pretendon se sulmi ne fakt ishte veper e rebeleve.
Top Channel