
Për rreth 90 minuta, disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, përfaqësuesi i Brukselit, ambasadori i OSBE-së dhe më vonë në një takim të veçantë ambasadori gjerman kanë biseduar me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Gjatë takimit diplomatët janë njohur me qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike, se ajo është kundër çdo shtyrjeje për hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil, apo ndryshimin e njëanshëm të tij nga qeveria.
Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk dha detaje për bisedimet me amasadorët, të cilët po ashtu nuk bënë asnjë deklaratë pas takimit. Por, e qartë është se opozita nuk negocion për prekjen e ligjit të shërbimit civil, që sipas zotit Basha, është jo vetëm garanci për administraëen publike, por edhe një nga kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Pas takimit Basha përsëriti se përpjekjet e kryeminsitrit Rama synojnë shkatërrimin e administratës dhe punësimin e militantëve politikë.
“Po bëhen përpjekje për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiakë. Ky është një hap i kushtueshëm dhe shkelmon konsensusin e arritur”, u shpreh Basha për mediat.
Top Channel