Lurë, nën rrezikun e rrymës elektrike

27/09/2013 00:00

Në zonën e Lurës banorët janë të rrezikuar nga telat e energjisë
elektrike, të cilët për shkak të amortizimit të shtyllave të drunjta
janë pothuajse në tokë.

Vetem 6 uaj me pare nje 19-vjeçar nga Lura e Vjeter humbi jeten i goditur nga energjia elektrike, ndersa po kulloste bagetite. I ati i viktimes tregon per rrezikshmerine qe kane keto linja elektrike.

“Fëmijët janë të rrezikuar nga kabllot e energjisë. Ne kërkojmë çuarjen e tyre në vendin e duhur, me qëllim evitimin e tragjedive të tjera”, thotë Han Xhoçi, banor i Lurës.

Kjo zone ka nje rrjet shperndarje energjie elektrike jashte çdo standardi. Shtylla druri te kalbura dhe tela qe varen deri ne toke, te cilet po kthehen ne kurthe.

Top Channel