Athina dhe Shkupi ndajnë qendrime krejtësisht të kundërta në lidhje me kontestin e emrit dhe kjo u bë edhe njëherë tjetër e qartë gjatë takimit që Ministri i Jashtëm grek, Venizellos pati me homologun maqedonas, Poposki në Nju Jork.

Dy kryediplomatët kanë zhvilluar një takim të shkurtër prej rreth 30 minutash kokë më kokë. Sic njoftojnë mediat greke, Venizellos pas takimit ka fajësuar palën maqedonase për qendrimin e saj kokëfortë për cështjen e emrit.

Ndërkohë mediat në Shkup, duke cituar ministrin Nikolla Poposki akuzojnë Athinën për mungesë vullneti për zgjidhjene cështjes së emrit.

“Mund të bashkëpunojmë në shumë fusha, në të gjitha fushat e tjera, por sa për emrin, mes nesh dhe Greqisë qendrojnë male të tëra”, ka deklaruar ministri Poposki.

Greqia dhe Maqedonia prej vitesh kanë nisur një proces të gjatë bisedimesh për zgjidhjen e kontestit të emrit kushtetues të ish-Republikës Jugosllave, emër të cilën Athina e kundërshton dhe kërkon një përcaktim më të qartë gjeografik në të.

Pikërisht cështja e emrit ka qenë shkaku që Greqia ka venosur veton e saj në përpjekjet e Maqedonisë për integrimet euro-atlantike.

Top Channel