
Shtetet e Bashkuara mbështesin hyrjen e Shqipërisë në bllokun europian.
Gjatë seancës së dëshmive përpara nënkomisionit të Senatit për Çështjet
europiane, i emëruari i presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit
të SHBA-së në Tirane, Donald Lu, bëri shumë pohime pozitive për vendin
tonë.
Çështja e aderimit ishte nje prej tyre. Diplomati i larte amerikan tha se i mbeshtet plotesisht synimet e Shqiperise per aderim.
“Ekonomia e Shqipërisë ka patur rritje të madhe gjatë viteve, por ashtu si edhe ekonomitë e shumë vendeve të tjera aleate, ajo ka mbetur në vend gjatë dy viteve të fundit. Dy janë mundësitë më të mëdha për rimëkëmbjen e saj: së pari, aftësia e Shqipërisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike, për të krijuar një atmosferë më të shëndetshme për bizneset, dhe së dyti, forcimi i partneriteteve ekonomike të Shqipërisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Lu.
Duke e cilesuar shqiperine nje aleat te shkelqyer te Amerikes, Lu sqaroi se ndihma për forcimin e institucioneve demokratike te saj, mbështetja e Forcave të Armatosura Shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane, do te jene perparesite e tij.
Diplomati vlerësoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, ndersa e vuri theksin tek frenimi i korrupsionit si nje nga sfidat kryesore te Qeverise se re.
“Zgjedhjet ishin më të mirat që vendi ka mbajtur ndonjëherë, pati një kalim paqësor pushteti, por demokracia nuk është vetëm zgjedhje. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të shoqërisë civile, mbrojten e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve”, tha Lu.
Për një vend të vogël prej vetëm 3 milionësh, tha ai i cituar nga Zeri i Amerikes, Shqipëria pa dyshim jep një kontribut të madh për madhësinë e saj dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta mbështesin të modernizojnë Forcat e Armatosura.’Duhet ta ndihmojme shqiperine, – tha Lu,- të luftojë korrupsionin e te rrise përgjegjshmërinë brenda ushtrisë ne menyre qe te plotesoje standardet më të larta të një aleati të aleances veri-atlantike”.
Donald Lu është diplomat karriere dhe për ka sherbyer per më shumë se dy dekada ka shërbyer në Departamentin e Shtetit, duke punuar në demokracitë e reja të dala nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore.
Top Channel