Në Ditën Botërore të Turizmit, në Divjakë janë mbledhur ministra, ambasadorë dhe deputetë në një takim për të folur për rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit.
Është zhvilluar një vizitë në Lagunën e Karavastasë, e cila është një nga zonat me rëndësi të madhe për natyrën e paprekur.
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, deklaroi: “Këtu ekziston një model me vlera natyrore dhe turistike. Këto zona duhen mbrojtur nga ndërhyrjet e paligjshme dhe nga ndotja. Uji është një nga pasuritë kryesore të turizmit.”
Lefter Koka, ministër i Mjedisit, tha: “Turizmi është prioritet i qeverisë, ashtu si edhe mbrojtja e mjedisit. Ministria që unë drejtoj do të rehabilitojë shumë problematika të trashëguara ndër vite.”
Për këtë zonë do të zhvillohet një program i veçantë zhvillimi.
Top Channel