Tiranë, sherr mes gjimnazistësh, plagoset 16-vjeçari

26/09/2013 00:00

Një sherr banal mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen rëndë me
thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes pranë
shkollës ‘Myslym Keta’ në Tiranë, ku dy gjimnazistët e vitit të tretë
janë konfliktuar fillimisht me fjalë në ambientet e shkollës dhe më pas
kanë dalë jashtë, ku 16-vjeçari F.B. është qëlluar me thikë.

Efektivët e komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, K.C. 16 vjeç.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Top Channel