
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina i kërkuan Iranit që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës ndërkombëtare për vendosjen nën kontroll të ekspertëve të huaj të programit të tij bërthamor.
Lajmi u raportua mbrëmjen e së enjtes nga “BBC”, që citoi burime zyrtare amerikane në shkrimin e saj.
Oferta ndaj Teheranit vjen disa orë pasi Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, kërkoi një botë të çarmatosur nga armët bërthamore dhe tha se dëshironte një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë brenda 3-6 muajsh.
Aktualisht, Irani është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, si rrjedhojë e mungesës së bashkëpunimit të mjaftueshëm për zbardhjen e qëllimeve bërthamore të vendit.
Vetë Teherani gjithmonë ka refuzuar me forcë që të jetë në qëllimet et ij ndërtimi i një arme bërthamore, ndërsa ripërsërit prej kohësh se interesi i tij ndaj teknologjisë nukleare është i lidhur vetëm me qëllime civile.
Ndërkohë, më vonë gjatë së enjtes, është konfirmuar edhe një takim i Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, me ministrin e Jashtëm iranian.
Një takim i pritur me shumë interes, ky është i pari në 30 vjet midis dy përfaqësuesve të të dy shteteve.
Top Channel