Parada gay në Serbi është kthyer sërish në problem mes grupeve të shoqërisë civile dhe qeverisë. Përkundër apeleve të organizatave ndërkombëtare, ende nuk dihet nëse marshimi do të organizohet.

Kundër është shprehur edhe patriarku i Kishës Ortodokse, Irinej, i cili ka thënë se Serbia duhet të fokusohet në problemin e natalitetit. “Baza e shoqërisë është familja”, ka thënë Irinej.

Ndërkaq, kryeministri Ivica Daçiç ka thënë se do të vlerësojë situatën e sigurisë nëse do të lejohet apo jo parade. Organizatorët megjithatë kanë theksuar se do ta mbajnë paradën ditën e shtunë dhe për këtë nuk kanë dyshime.

Parada në Serbi është mbajtur disa herë, por më pas është përmbyllur me përleshjet e huliganëve me policinë, të cilët kanë shkatërruar kryeqytetin serb për orë të tëra.

Top Channel