Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen është shprehur
se misioni i KFOR-it në Kosovë është një “histori suksesi”.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës ai ka thënë se forcat e NATO-s do të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“NATO dhe KFOR-i sot konsiderohen si të paanshëm nga të gjitha palët dhe do të vazhdojnë praninë në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme”, ka deklaruar Rasmussen.

Aktualisht KFOR drejtohet nga gjenerali italian, Salvatore Farina, i cili mori komandën më herët gjatë muajit, duke zëvendësuar gjeneralin gjerman, Wolker Halbauer.

Halbauer, i cili e mori detyrën në shtator të vitit të kaluar, deklaroi në konferencën e lamtumirës në Prishtinë se numri i pjesëtarëve të KFOR-it tani për tani nuk do të ndryshonte.

Kontigjenti italian i KFOR-it është i dyti për nga madhësia, pas Gjermanisë, e cila ka më shumë trupa në kuadër të misionit të Aleancës në Kosovë.

Top Channel