Të hënën protestë, Berisha mesazh për strukturat: Pas Lali Erit, është radha e… Kryeministri Edi Rama zhvilloi një sërë takimesh me udhëheqës te vendeve të tjera, gjatë qëndrimit në New York në kuadër të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se gjatë takimit me Presidentin turk Gyl, Kryeministri nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Presidenti Gyl dhe Kryeministri Rama biseduan edhe për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Një vëmendje të posaçme në këtë takim pati gjithashtu edhe ndihma që qeveria turke mund të japë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.
Ndërsa në takimet e zhvilluara me Presidenti Josipoviç të Kroacisë dhe atë bullgar Plevneliev, kryeministrit Rama i është shprehur gadishmëria e këtyre dy vendeve, për të mbështetur Shqipërinë në në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor.
Takimi i Kryeministrit Rama me homologun e tij malazez Gjukanoviç u përqendrua në bashkëpunimin rajonal, në mënyrë të veçantë në dy fusha: Studimin e mundësisë për degëzimin e rrjetit të TAP drejt Kosovës dhe Malit të Zi, si edhe krijimit të një projekti të përbashkët për ndërtimin e një autostrade që do të kalonte nga Kroacia drejt Malit të Zi e Shqipërisë, për të lidhur bregdetin Adriatik me atë Jon.
Në një tjetër takim atë me Drejtoreshën e Përgjithshme të PNUD, Helen Clark, Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të PNUD-it për vendin tonë, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të administratës dhe burimeve njerëzore, për të qenë plotësisht të përgatitur në raport me sfidat dhe detyrimet e reja që Shqipëria pritet të ketë shumë shpejt ndaj Bashkimit Evropian.
Top Channel