
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi një bisedë të hapur me përfaqësues të Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë.
Kreu i shtetit, në fillim të takimit shprehu vlerësime të larta për profesionalizmin dhe gatishmërinë e APEN-it për t’u përfshirë me ekspertizë në sugjerimet për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë Shqipërinë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit evropian.
Më pas takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime për çështje që lidhen me realitetin shqiptar si çështja e pronave, lufta kundër korrupsionit, thithja e investimeve të huaja, tërheqja e trurit dhe nxitja e talenteve dhe realizimi i aktiviteteve që i shërbejnë njohjes së Shqipërisë dhe mundësive që ajo ofron për turizëm e investime, si dhe rritja e aftësisë administruese të sipërmarrësve shqiptarë.
Top Channel