Nishani takohet me Reeker
26/09/2013 00:00
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u takua në Nju Jork me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Euroazisë, Philip Reeker.
Përfaqësuesi i lartë i Uashingtonit inkurajoi vendin tonë për hapat e hedhur drejt rrugës së anëtarësimit në BE dhe për reformat e parashikuara nga qeveria Rama.
Gjithashtu, Reeker përgëzoi presidentin për standartin e zgjedhjeve të përgjithshme, duke i konsideruar ato si të lira dhe të ndershme.
Nga ana e tij, presidenti Nishani bisedoi me Reeker për plotësimin e reformave të nevojshme të integrimit dhe falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë vendit tonë.
Top Channel