Operacioni anti-drogë i policisë së Matit është shoqëruar me shkëmbim
zjarri mes uniformave blu dhe kultivuesve të lëndëve narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë Shtamës, kur të paktën 2 persona të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake hapën zjarr ndaj policisë ndërsa po i afrohej një parcele ku kultivohej bima e ndaluar.
Pas kësaj situatë drejt vendngjarjes janë nisur edhe forca të tjera të policisë nga Qarku i Dibrës. Mësohet se policia është kundërpërgjigjur me zjarr, ç’ka ka çuar edhe në largimin e banorëve. Nga të shtënat raportohet se nuk ka pasur lënduar, ndërkohë që policia e Matit ka dërguar në vendngjarje efektivë të tjerë për përforcime.
Një ditë më parë forcat e policisë u sulmuan në malin e Shoshit në Dukagjin të Shkodrës.
Top Channel