Ish-bosja e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Tiranës në cështjen ku ajo gjykohej për mashtrimin e tre personave.
Kadria akuzohej se kishte mashtruar tre persona duke u marrë mbi 200 mln lekë (të vjetra) duke u premtuar atyre apartamente në Tiranë. Vepra daton në gjysmën e parë të 2008-ës, rreth 10 muaj pasi bosja e firmës “Gjallica” kishte lënë qelinë ku vuajti dënimin me 10 vite burg për mashtrim me firmat piramidale.
Mësohet se pasi u kishte marrë paratë viktimave të saj, Kadria ka humbur cdo kontakt me ta. Kjo ka bërë që personat e mashtruar të ngrenë një padi në Gjykatë. Gjatë procesit gjyqësor, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Kadrian, por gjykata e la të lirë për pamjaftueshmëri provash.
Top Channel