Irani kërkon paqe

26/09/2013 00:00

Sinjalet pajtuese nga presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani
vazhdojnë.Kreu i Republikes islamike deklaroi se dëshiron vulosjen e një
marrëveshjeje me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të Teheranit
brenda 6 muajve të ardhshëm.

Gazetes prestigjoze “Washington Post”, ai i tha se e sheh zgjidhjen e kësaj çështjeje, si fillesen e lehtesimit te marredhenieve amerikano-iraniane.

“Sa me e shkurter koha e arritjes se nje pakti, aq me mire do te jete per te gjithe. Po te ishte ne dore te Iranit, ne do te thonim tre muaj, por edhe 6, mire jane. Ne fund te fundit, eshte ceshtje muajsh e jo vitesh”, theksoi Rouhani.

Pavaresisht armiqesise disa vjecare mes dy vendeve, Rouhani kembengul se po te gjejne gjuhen e perbashket me Barak Obamen, te dy do te arrijne te shohin me qarte drejt se ardhmes. Letrat qe kane shkembyer gjate kesaj kohe, sipas liderit iranian i sherbejne nje qellimi te tille.

Çeshtja e programit berthamor eshte nje pike e mire fillimi; nese ajo merr zgjidhje, atehere perparimi ne marredheniet dypaleshe, per Rouhanin nuk do te jete i pamundur. Negocjatat mbi programin e tij nuklear, Irani i ka nisur qe ne 2006-ten me 5 anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe Gjermanine.
Perendimi dyshon se regjimi i ajatollaheve po perpiqet te krijoje nje arme atomike, gje te cilen Irani e mohon me force. Linjen e ndjekur nga presidenti i ri i Republikes islamike, Obama e ka pershendetuar si “me te moderuar”, por ndonese insistoi ne deshiren e Shteteve te Bashkuara per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje paqesisht, ai e beri edhe nje here te qarte se ëashingtoni mbetet i vendosur t`i ndaloje Iranit prodhimin e nje arme berthamore.

Top Channel