Publicisti dhe historiani Arben Llalla, njohës i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-greke ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Agimit të Artë, e cila sipas tij, përbëhet më së shumti nga anëtarë me origjinë shqiptare.
Llalla tha se Agimi i Artë kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit dhe për këtë u kërkoi organeve kompetente shqiptare ta shpallin atë “non grata”. Ai ka formuluar akuza konkrete ndaj anëtarëve të caktuar të kësaj lëvizje që lëvizin lirisht në jug të vendit tonë me simbolet e Agimit të Artë.
“Është një organizatë e frikshme sepse kanë projekte të frikshme për vendet fqinje. Për fat të keq shumica e anëtarëve të Agimit të Artë, deputetët apo kryesia janë me origjinë shqiptare, ose të themi arvanitas. Synimi i kësaj organizate është destabilizimi i Ballkanit. Ka rreth 3 mijë anëtarë që stërviten ushtarakisht si forcë paramilitare. Mendoj që Republika e Shqipërisë ta shpallë këtë organizatë ‘non grata’ në Shqipëri”, tha Llalla.
Llalla tha se ekzistojnë dokumente konkrete që tregojnë përfshirjen e Agimit të Artë në konfliktin për kishën në Përmet.
Top Channel