Financat e administratës Obama

26/09/2013 00:00

Senati amerikan votoi njëzëri për nisjen e debatit zyrtar te
projektligjit, qe synon te mbaje ne pune Qeverine Federale. Mbi Dhomen e
perçare te Perfaqesuesve, presionet po rriten ndjeshem sa me shume
afron afati shqetesues i 1 tetorit, kur administrata rrezikon te mbyllet
ne mungese te nje marreveshjeje.

Ne qender te betejes se ashper partiake mbi buxhetin, vazhdon te mbetet reforma e kujdesit shendetesor. Senati i kontrolluar nga demokratet, pritet t’i riaktivizoje fondet per ligjin e shumediskutuar, te cilat jane anuluar nga Dhoma e Ulet qe mjaftohet duke i dhene Qeverisë Federale autoritetin e shpenzimeve.

Senati e aprovoi fillimin e debatit pas gati 22 ore diskutimesh. “Bizneset e vogla ulërijne se po mbyten nga ligji  për kujdesin shëndetësor, por Senati nuk i degjon thirrjet e tyre dhe qindra mijera amerikaneve te thjeshte qe përballen me kosto kolosale për sigurimet shëndetësore”, u shpreh ligjvenesi republikan Ted Cruz.

Po zerin e tij kunder, e hodhen poshte si demokratet, ashtu edhe disa kolege republikane. John McCain
kujtoi se votuesit e thanë vjet fjalën e tyre për Ligjin e Kujdesit Shëndetësor.

Senati pritet të miratojë ligjin për fondet federale deri të dielën, një ditë para se të mbarojë autoriteti i Qeverisë Federale për shpenzime. Atëherë vëmendja do të zhvendoset tek Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumë republikanë vazhdojnë të këmbëngulin në pikësynimin për ta anuluar reformen e Barak Obames.  

Top Channel