Ekspertë të huaj për masakrën e Nairobit

26/09/2013 00:00

Hetimeve mbi pengmarrjen e përgjakshme në Nairobi të Kenias do t’u
bashkohen edhe ekspertë amerikane, britanikë, gjermanë, kanadezë dhe
specialistë të Interpolit.

Ata do te kontrollojne imtesisht te gjithe skenen e tragjedise, kompleksin “ëestgate” per kampione ADN-je, shenja gishterinjsh apo te dhena balistike.Ministri i Brendshem Kenian Ole Lenku konfirmoi vdekjen e 5 militanteve, ndersa thote se ka shume mundesi qe ne drite te dalin dhe trupa te tjere.

Per 67 viktimat e sulmit, shumica e te cileve civile, ceremonite mortore vazhdojne. Te afermit kane identifikuar trupat dhe tashme jemi gati te kalojme ne fazen tjeter, sqaroi Lenku duke shtuar se verifikimet mjeko-ligjore do te kerkojne te pakten 7 dite. Me te gjithe gjasat, procesi do te jete i ngadalte; do te duhen te dhena te shumta per te zbuluar identitetin dhe kombesine e personave qe moren pjese ne kete sulm. Zyrtaret nuk kane nxituar te konfirmojne pretendimet se nje pjese e agresoreve ishin britanike e amerikane, apo se mes tyre ka qene nje grua e bardhe, por preferojne t`ia lene ne dore hetuesve percaktimin e se vertetes.

Masat e sigurise jane shtuar ndjeshem ne institucione te profilit te larte te kryeqytetit, te konsideruara shenjestra te mundshme, megjithate per parandalimin e nje tjeter goditjeje si ajo e se shtunes do te nevojitet me shume se aq. per korespondentet e huaj, lipset nje rishikim radikal i te gjithe aparatit vendas te sigurise, mangesite e te cilit jane te medha.

Top Channel