Anulohen HEC-et e gushtit

26/09/2013 00:00

Qeveria ka zyrtarizuar anulimet e para të koncesioneve, të dhëna në periudhën e tranzicionit politik.

Top Channel ka mësuar se ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri, përmes një urdhëri ka vendosur të anulojë 6 leje koncesionare për ndertimin e 7 hidrocentraleve të dhëna nga Qeveria paraardhëse e demokratëve në minutat e fundit nga 22 gushti në 9 shtator.

Përmes urdhrit Gjiknuri ka anuluar koncesionin e hidrocentralit Blac, i hapur në datën 22 gusht, ato të HEC-eve Kaçinar dhe Lusen të dhëna në datën 23 gusht, si dhe koncesionin e HEC-it Gafer i akorduar në datën 26 gusht. Lista vazhdon edhe me HEC-et Dushaj, Katundi i Vjetër, Reja e Velës dhe Arsti.

Urdhëri i anulimit konfirmohet edhe në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Këto koncesione ishin shpallur me vendim nga qeveria e mëparshme, ku ishin përcaktuar edhe bonuset për shoqëritë e ndryshme private. Por ministri i ri i Energjetikës Damian Gjinkuri ka vendosur anulimin e tyre me motivacionin për të verifikuar zbatimin e ligjit gjatë hartimit të dokumentave dhe përcaktimit të kushteve kualifikuese për operatorët ekonomik ofertues.

Në javët e fundit në detyrë pas humbjes së zgjedhjeve deri në transferimin e pushtetit, qeveria e mëparshme dha një sërë koncesionesh, jo vetëm në hidrocentrale por edhe në naftë dhe asete të tjera publike. Kjo valë privatizimesh në minutat e fundit u cilësua e pamoralshme dhe e jashtëligjshme nga Partia Socialiste, e cila që në atë kohë deklaroi anulimin masiv të tyre. 

Top Channel