Spanjë, Huan Karlos del nga spitali

25/09/2013 00:00

Mbreti i Spanjës Huan Karlos është në gjendje të mirë pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në ijë.
Rreth
dy orë në sallën e operacionit në klinikën Quiron në Madrid, i kanë
lejuar ekipit mjeksor të heqin dhe të zëvendësojnë një protezë në ijën e
majtë, të implantuar marsin e kaluar.

Operacioni, ishte i domosdoshëm për shkak të një operacioni, por sidoqoftë, duhet të kompletohet edhe me një ndërhyrje të dytë, pas dy muajsh. Operacioni i gjashtë në dy vjet i monarkut 75-vjeçar të Spanjës ka ringjallur spekulimet për gjendjen gjithnjë e më të brishtë të tij dhe mundësinë e abdikimit, diçka që në fakt oborri mbretëror e mohon.

Sipas një sondazhi, pjesa më e madhe e spanjollëve, do të donin që djali i tij 45-vjeçar, princi Filip, të zërë vendin e tij. Ndërkohë, po sipas të njëjtit sondazh, mbështetja për kalimin nga monarkia në republikë, është rritur.

Top Channel