Në Serbi, rreth 60 për qind e familjeve zotëron një kompjuter dhe rreth 56 për qind e tyre e kanë atë të lidhur me internetin, duke shënuar kështu një rritje nga 4.7 për qind vitin e kaluar në 8.3 aktualisht.

Sipas raportimeve të Zyrës Kombëtare të Statustikave, rreth 2.5 milionë persona përdorin çdo ditë internetin, ose pothuajse çdo ditë, me një rritje prej 300 mijë njësi krahasuar me vitin 2012.

Në studimin e Zyrës Kombëtare të Statistikave janë përfshirë në total 2.400 familje dhe 1.200 persona ‘single’ në të gjithë vendin.

Top Channel