Përballja diplomatike Izrael-Francë

25/09/2013 16:10

Izraeli kërcënoi me nisjen e procedurave ligjore kundër një diplomateje franceze, e cila shfaqet në një video duke qëlluar me shuplakë një ushtar hebre.

Incidenti ndodhi të premten pranë fshatit beduin të Khirbt al-Makhulit, në Bregun Perëndimor.

Marion Fesneau-Castaing ishte pjesë e një karvani ndihmash humanitare adresuar banorëve palestinezë të zonës, që u bllukuan prej trupave izraelite duke u ktheyr mbrapsht.

Gjesti dhe ndërtimi i vendbanimeve ilegale izraelite
në pikëpamjen e ligjir ndërkombëtar nëkëtë territor janë dënuar ashpër nga ana e Bashkimit Europian.

Megjithatë, në një notë verbale, Ministria e Jashtme Izraelite fajësoi diplomaten për shkelje të ligjit.

Në ankesën e Tel Avivit shkruhet se “ushtarët izraelitë nuk përdorën forcë për të larguar nga ai vend diplomaten, e cila përveçse sulmoi një ushtar pa asnjë justifikim, u soll në mënyrë tërësisht joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjet e vendit e ato që përcaktojnë sjelljen e një diplomati. Qeveria izraelite, e cila edhe më parë ka paralajmëruar se do të reagojë me vendosmëri kundër këtyre shkeljeve serioze, detyrohet të kërkojë një shpjegim për këtë shkelje kaq të hapur dhe të patolerueshme të kodit diplomatik të sjelljes”.

Më parë, Bashkimi Europian kishte shprehur “keqardhjen” për konfiskimin e ndihmave dhe kishte kërkuar shpjegim për sjelljen ndaj diplomates.

Top Channel