Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit Ka shkuar në të paktën 250 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi provincën e Balochistanit në jug-perëndim të Pakistanit.
Tërmeti me magnitudë 7.7 Rihter goditi zonën pasditen e së martës. Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë epiqendra e lëkundjeve ishte në veri-lindje të qytetit të Auranit me një thellësi prej 20 kilometra.
Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë qindra shtëpi të shkatërruara dhe mijëra njerëz që kaluan natën jashtë nga frika e të tjerave lëkundje.
Dëshmitarët thanë se pas lëkundjeve në afërsi të portit të Guadarit u shfaq një ishull i vogël, që nuk kishte qenë më parë. Shefi i Policisë, Pervez Umrani tha se menjëherë pas kësaj, njerëzit u mblodhën për të parë ishullin e sapokrijuar dhe që është rreth 9 metër mbi nivelin e detit dhe 100 metër i gjatë.

Balochistani është rajoni më i madh i Pakistanit, por më pak i populluari për shkak se në të përfshihen disa shkretëtira si dhe zonat e thella malore në kufi me Afganistanin ku strehohen edhe talebanët.
Top Channel