OKB debat për Sirinë

25/09/2013 00:00

Siria ka qenë tema e nxehtë e diskutimeve në ditën e parë të sesionit të
68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Vende perendimore si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, vazhdojne ta shohin nderhyrjen ushtarake si mundesi per zgjidhjen e krizes siriane, ndersa shume te tjere i kundervihen idese se kalimit ne aksion pa autorizimin e Keshillit te Sigurimit.

Barak Obama kembenguli per nje rezolute e cila te perkufizoje pasojat per Damaskun, nese nuk dorezon te gjithe arsenalin e tij te armeve kimike. Shtetet e Bashkuara, tha presidenti amerikan, do te perdorin te gjithe pushtetin e tyre per te siguruar moscenimin e interesave te veta ne rajon.

Mbreti Abdullah i Jordanise kerkoi zgjidhje politike te ngercit qe kercenon te perhapet jashte kufijve, duke shkaktuar probleme edhe pertej Sirise.Numri i refugjateve siriane ne Jordani, sipas monarkut, ka mberritur ne gati 10% te popullsise se vendit.

Mesymjen e kundershtojne edhe mjaft shtete te tjera.

“Ne ndajme bindjen e thelle se çdo tranzicion politik ne Siri duhet te vije si rezultat i vullnetit te popullit sirian, dhe jo si pasoje e forces se armeve”, thotë Jacob Zuma, president i Afrikës së Jugut.

Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef  u shpreh se cdo nderhyrje e njeanshme pa driten jeshile te Keshillit te Sigurimit vetem sa do ta perkesonte edhe me shume situaten ne lindjen e mesme, te perfshire nga paqendrueshmeria politike.

“Ne cdo rrethane, e ne cdo rast, i kundershtojme nderhyrje te tilla qe nuk respektojne ligjin nderkombetar e qe nuk kane autorizimin e keshillit. Kjo thjesht do ta rendonte me shume gjendjen ne rajon e do te shtonte vuajtjet njerezore”, theksoi Roussef.

Vete sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të ndihmojnë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile në Sirisë. Ban ki Moon u tha krerëve të shteteve në hapjen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai shpreson në miratimin e një rezolute “të plotfuqishme dhe detyruese” nga Këshilli i Sigurimit mbi marrëveshjen për eliminimin e armëve kimike të Sirisë.

Top Channel