Shteti i Kosovës njihet edhe nga dy vende të tjera: Libia dhe Grenada.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka shkruar se: “Libia ka njohur Kosovën”.

Ministrja Çitaku e ka quajtur një lajm të madh, për të cilin kryeministri Hashim Thaçi është informuar në Nju Jork.

Më herët, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, që ndodhet gjithashtu në SHBA, në profilin e tij në Twitter njoftoi njohjen e Kosovës nga Grenada.

Grenada është një ishull në juglindje të Detit të Karaibeve, një territor prej 344 km2 në të cilin jetojnë rreth 110 mijë banorë.

Me Libinë dhe Grenadën shkon në 103 numri i vendeve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Top Channel